fbpx

“Kam parë Pecorellin, është gjallë”. Si u pikas biznesmeni që rezultonte i zhdukur

bg.jpg

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga gjetja e biznesmenit italian Davide Pecorellli. Mësohet se ka qenë dëshmia e një personi që i ka ardhur në ndihmë Pecorellit, i cili prej nëntë muajsh rezultonte i zhdukur.

Dëshmitari në fjalë është afruar për të ndihmuar Pecorellin pasi i është djegur motori i varkës, dhe ka njohur biznesmenin, pavarësisht ndryshimeve që ky i fundit kishte bërë në pamjen e tij të jashtme.

Siç duket, fotoja e publikuar për muaj me radhë në të gjitha mediat, kishte shërbyer për diçka.

“Kam parë Pecorellin, është gjallë,”– mësohet të ketë thënë ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303