fbpx

Kamerat e sigurisë filmojnë ngjarjen/ Grabitësi i hyn me armë në shtëpi, modelja del nudo dhe… (VIDEO)

Një hajdut kishte hyrë për të grabitur shtëpinë e një modeleje 29 vjeçare por u përball me të papriturën. Një ngjarje shumë dramatike aq sa dhe e sikletshme ka ndodhur në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Danii Banks 29 vjeçe, ishte duke fjetur kur dëgjoi një zhurmë të fortë. Qentë e saj filluan të lehnin dhe modelja u zgjua për të parë çfarë kishte ndodhur.

Sikurse ishte, nudo, ajo shkoi në dhomat e tjera të shtëpisë dhe aty u përball me një person të armatosur i cili kishte hyrë për të vjedhur. I dyshuari kërkonte para dhe e detyroi modelen që të hapte kasafortën, por brenda nuk gjeti asgjë.

Më pas u largua nga shtëpia. E gjithë kjo skenë është filmuar nga një kamera brenda shtëpisë, pamje të cilat janë publikuar për herë të parë nga “TMZ”.

Danii Banks njoftoi policinë për ngjarjen e ndodhur. Deri tani asnjë arrestim nuk është bërë.