Kamerun, opozita shpall fitoren, partia qeverisëse përgënjeshtron

kamerun.png

Kandidati i opozitës në Kamerun, Maurice Kamto, deklaroi fitore në zgjedhjet presidenciale të së dielës, por partia e Presidentit Paul Biya hodhi poshtë pretendimin e tij dhe e akuzoi atë për shkeljen e ligjit duke thënë se ka fituar.

“Ftoj Presidentin që po largohet për të organizuar një mënyrë paqësore për të transferuar pushtetin”, tha Kamto, i cili kryeson Lëvizjen për Rilindjen e Kamerunit (MRC), të hënën në kryeqytetin Yaounde. Zgjedhjet, të cilat patën pjesëmarrje të ulët dhe incidente të izoluara në rajone separatiste anglofone, pritet gjerësisht të zgjerojnë sundimin e Biyas, që ka mbajtur pushtetin për 36 vjet.

“Misioni im ishte godisja një penallti. Godita dhe shënova”, tha Kamto, pa dhënë prova për të justifikuar pretendimin e tij se ka fituar zgjedhjet.

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Demokratike Popullore të Kamerunit të Paul Biya, Gregoire Owona, akuzoi Kamton për shkeljen e ligjit. “Nuk është aspak e drejtë që ta shpallë këtë. Ai nuk ka fituar asgjë. Është krejtësisht e paligjshme”, tha ai, duke shtuar se ishte shumë herët për të thënë nëse dikush kishte fituar.

“Kamto nuk u përfaqësua as në të gjitha vendvotimet, kështu që është e pamundur që ai të llogarisë të gjitha votat,” shtoi ai.

Zëdhënësi i qeverisë së Kamerunit, Issa Tchiroma Bakary, tha për Reuters se qeveria do të “marrë masa” kundër Kamtos.

Kameruni, një prodhues i madh i kakaos, gjithashtu i varur nga eksportet e naftës, ka parë rritje ekonomike prej mbi 4% në vit që kur Biya u zgjodh për herë të fundit në 2011. Por, shumë prej 24 milionë njerëzve jetojnë në varfëri, ndërsa një kryengritje 2-vjeçare në rajonet anglofone ka vrarë qindra dhe ka detyruar mijëra persona që të ikin.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303