Kamioni përplas autoveturën në Elbasan, dy të plagosur

Dy kanë qenë të plagosurit nga një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd

Një kamion është përplasur me një autoveturë te kthesa e “Murrashit”

“Kamioni me targa AA243 MS, me drejtues shtetasin V.L.,52 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me mjetin tip “Ford” me targa AA311 TH, me drejtues shtetasin B K., banues në Dibër.

Si pasojë janë aksidentuar dy pasagjerët që ndodheshin në mjetit Ford, të cilët u dërguan në Spitalin e Librazhdit, dhe janë jashtë rreziku për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lër një koment