Kamioni përplas për vdekje të moshuarin

Një i moshuar u nda nga jeta në mënyrë tragjike. Ai u përplas për vdekje nga një autmjet. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:30 në Rrilë.

Xh.D. , 50 vjeç, banues në Lushnjë, duke drejtuar një  kamion,  ka aksidentuarin Z.M. 78 vjeç, banues në Rrilë, i cili po lëvizte me biçikletë.

Për pasojë ka ndërruar jetë Z.M., ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Lër një koment