fbpx

Kampion Ballkanik për herë të 6-të, Smajlaj: Vetëm fillimi, jam krenar…

Izmir-Smajlaj.jpg

Izmir Smajlaj është shpallur për herë të 6-të Kampion Ballkanik në kërcim së gjati.

Sportisti shqiptarë shprehet se është shumë i lumtur që vazhdon të korrë suksese, ndërsa është shprehur se është vetëm fillimi dhe suksese të tjera e presin në këtë 2022.

“Prej vitesh ky kampionat sa vjen e bëhet më i vështirë, por unë jam krenar që arrij të dal në vend të parë për vendin tim.

Falënderimet shkojnë për mbështetësit e sportit tim të bukur, Trajnerin z. Gjergj Ruli, familjen time si dhe Erion Veliajn, Bashkinë Tiranë, Ks Tirana, Olympic Albania, gym_n_juice.al, të cilët së bashku, besojnë çdo herë tek unë dhe objektivat e mi fitues!

Gara të tjera na presin këtë 2022’! Është vetëm fillimi”, shkruan 28-vjeçari, i cili shkëlqeu në garën që u zhvillua në Stamboll të Turqisë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303