fbpx

Kampionati i parë “Canoe & Kayak Sprint” në Liqenin e Tiranës

bashkia.jpg

Pjesë e këtij kampionati janë të apasionuarit pas sporteve të ujit nga qytetet e Shkodrës, Lezhës si dhe anëtarë të Universitetit të Sporteve.

Gara zhvillohet në disiplinën 200m sprint me dy kategori: K1 – Kayak me 1 person (garë në mënyrë individuale) dhe K2 – Kayak me 2 persona (e ndarë në 2 bateri).

Në orën 10:00 – 11:00 ka nisur regjistrimi i të gjithë pjesëmarrësve si dhe përgatitja e materialeve për startimin e garës.

Në orën 11:00 starton gara me kategorinë K1 dhe pas përfundimit të saj nis kategoria K2.

Në përfundim të garave do të shpallen rezultatet dhe do të nxirren fituesit sipas kategorive përkatëse.

Më herët APR-ja ka nisur punën për realizimin e Molit të ri të varkave e kanoeve në Parkun e Madh.

Ky projekt synon nivelimin e bregut të para rritjes së nivelit të liqenit, montimin e platesë së drunjtë mbi mol si dhe zhvendosjen e inerteve që ishin aty për të krijuar një ambient mëse të përshtatshëm për çdokënd që do të përdorë varkat apo kanoen në Liqenin e Tiranës. (Top Channel)

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303