fbpx

Kampionati U21/ Fitojnë Tirana dhe Teuta, Kastrioti thyen Apoloninë

Screenshot_6-16.png

Është luajtur sot java e shtatë e kampionatit U21. Ndeshje të forta dhe shumë gola të shënuar. Plot 25 gola u realizuan në pesë sfidat e sotme. Teuta fitoi 4-2 në shtëpi ndaj Bylisit. Kapllani dhe Çyrbja shënuan nga dy gola për vendasit, teksa ekipit ballshiot nuk i mjaftuan rrjetat e Qardakut dhe Celajt. Fitorja e sotme e ka ngjitur skuadrën durrsake në vend të tetë me 9 pikë, ndërsa Bylis mbetet në pozitën numër 4 me 12 pikë, një më pak se tre ekipet kryesuese. I njëjti rezultat u regjistrua edhe në sfidën Kastrioti-Apolonia. Zhivani, Gjini (2x) dhe Ndreu shënuan për ekipin krutan. Arthur realizoi një dygolësh për miqtë.11 pikë dhe vendi i pestë për Kastrotin, ndërsa Apolonia numëron 4 pikë më pas dhe mban vendin e dhjetë në renditje. Tirana mposhti 2-3 Football Republic. Vendasit kaluan 2 herë në avantazh, por bardheblutë përmbysën gjithçka.Pavarësisht se mbeti me 10 lojtarë në minutën e 47-të (Demaj u largua me të kuqe), Tirana gjeti forca dhe mori tre pikët falë golave të Bashajt, Krajës dhe Sefës. Fitore jashtë fushe arriti edhe Turbina. Ekipi nga Cërriku triumfoi 1-3 kundër Akademisë së Futbollit, teksa dueli Shënkolli-Kukësi përfundoi në barazim 2-2. Verilindorët ndodheshin në avantazh të dyfishtë deri në minutat e fundit (Peposhi, Osma), por Hila realizoi dy herë brenda 6 minutave në fund dhe i dhuroi një pikë Shënkollit. Kampionati vazhdon të kryesohet nga Laçi, Dinamo dhe Vllaznia. Të tre këto ekipe numërojnë nga 13 pikë, por kuqeblutë nga Shkodra kanë luajtur një ndeshje më pak.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303