Policia ka arritur të vendosë në pranga një 45-vjeçar ditën e sotme pas një kontrolli të imtësishëm të banesës së tij në Shkodër. Mësohet se kontrolli i detajuar, autoritetet kanë sekuestruar 4.5 kg kanabis, 2 armë zjarri automatike, 19 kapsolla për lende plasëse, 10 metër fitil zjarrpërcjellës, 10 krehera, 77 fishekë, 2 radio marrëse e dhënëse.
Kanë qenë policia e Shkodrës në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”që kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Kir”.
Më tej, njoftohet se policia është vënë në kërkim të autorëve të tjerë, të cilët janë pjesë e këtij aktiviteti kriminal./real-news.tv

