Kanabis, vjedhje e dhunë fizike, arrestohen 7 persona në kryeqytet

policia-e-Tiranes-768x545-1.jpg

Disa persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale në Tiranë.

Uniformat blu bëjnë me dije se J.D 34-vjeç ka rënë në pranga pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestruar një sasi lëndë narkotike.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. L., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga Komisariati nr.3 u bë arrestimi i 55 vjeçarit Gj.S, pasi në bashkëpunim me një person tjetër ende të paidentifikuar i kanë vjedhur portofolin një qytetareje me inicialet O.H.

Ndërkohë një 24-vjeçar, E.Z është arrestuar pasi nëpërmjet presioni psikologjik i ka marrë rreth 20,000 lekë të reja një 15-vjeçare.

Po ashtu në pranga kanë rënë edhe disa persona nga specialistët e qarkullimit rrugor, përkatësisht: O. N., 35 vjeç, K. M., 33 vjeç dhe S. S., 29 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Ndërsa më datë 01.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, punohet për kapjen e shtetasit M. M., 25 vjeç, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar kanë goditur me grusht shtetasin E. S.

Tiranë/Informacion

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. D., 34 vjeç, pasi në rrugën e Kavajës, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte nga Forca e Posaçme “Shqiponja” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lënde narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. S., 55 vjeç, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar i kanë vjedhur portofolin shtetases O. H.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Z., 24 vjeç, pasi nëpërmjet presionit psikologjik i ka marrë rreth 20.000 lekë të reja një 15-vjeçare.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. L., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

  1. O.N., 35 vjeç, K. M., 33 vjeç dhe S. S., 29 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
  • Më datë 01.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, punohet për kapjen e shtetasit M. M., 25 vjeç, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të paidenfikuar kanë goditur me grushta shtetasin E. S.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303