fbpx

Kanabisi ne Skrapar, zonë problematike, tërheq vëmendjen Lleshaj

4af1c6bc906ced45cad10223ac0baf0a_L.jpg

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ditën e sotme ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe Komisariateve të kësaj drejtorie, i cili solli në vëmendje luftën kundër kanabisit , duke shprehur se edhe rastet e evidentuara kanë qenë nga Policia e Shtetit.

“Në qarkun e Beratit ka patur angazhim të madh, megjithëse kemi patur një problem të shtuar në zonën e Skraparit, ku sivjet ka patur disa raste të goditura nga strukturat e Policisë së Shtetit por jo nga strukturat e Policisë së Skraparit. E rëndësishme është të theksohet që edhe në Berat si në gjithë Shqipërinë lufta është zhvilluar me intensitet dhe rezultatet janë pozitive”, u shpreh Lleshaj.

I pyetur nëse në Skrapar ka edhe efektivë të implikuar, Lleshaj e ka pohuar, duke thënë se të implikuarit janë në nivele të ndryshme.“Ka patur të implikuar në nivele të ndryshme. Nga niveli i moskryerjes së detyrës dhe shpërdorimi i saj dhe më tej”, tha ministri.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303