fbpx

Kanadaja aspak e shqetësuar për marrëveshjen e tregtisë me SHBA

688FD4A5-0A9A-4C33-B629-13141B891709.jpeg

Kanadaja nuk ka shqetësime të veçanta mbi fatin e marrëveshjes së re të tregtisë kontinentale pas zgjedhjeve të SHBA që i dha demokratëve kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, tha një zyrtar i lartë.

Disa opinionistë në SHBA po parashikojnë tashmë se pakti i SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA) – i dakorduar në fund të shtatorit – mund të has probleme kur Shtëpia e Përfaqësuesve të mblidhet në janar, duke u shprehur skeptikë nëse Demokratët do të jenë dakort me këtë marrëveshje dhe përfitimet e marrëveshjes.

Andrew Leslie, sekretari parlamentar i Ministrisë së Jashtme të Kanadasë, tha se nuk ishte i shqetësuar kur u pyet për ratifikimin e traktatit. “Unë nuk kam ndonjë shqetësim të veçantë … Jam i sigurt se të gjithë do të jenë mbështetës, “u tha ai gazetarëve.

I pyetur se sa shpejt Shtetet e Bashkuara mund të ratifikojnë marrëveshjen, Leslie vuri në dukje se udhëheqësi i shumicës së senatit amerikan Mitch McConnell kishte thënë se marrëveshja do të zbatohet në pranverën e hershme të vitit 2019.

USMCA, e cila zëvendësoi Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut, parashikon që disa paga prodhuese në Meksikë do të rriten.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *