Kanadaja kundër ofertës për Lojërat Olimpike Dimërore

eec1f145fdf3e4f6d07c58efad3a8227.jpg

Banorët e qytetit kanadez Calgary kanë votuar kundër ofertës për të organizuar Lojërat Olimpike Dimërore 2026.

Me një pjesëmarrjeje të lartë në votim,  më shumë se 56% e votuesve janë shprehur kundër.

Kryeqyteti suedez Stokholm dhe një ofertë italiane që përfshin Milanin dhe Cortina D’Ampezzo, janë tashmë të vetmit kandidatë të mbetur për të zgjedhur se ku do të organizohen Lojërat Olimpike Dimërore.

Interesi për të organizuar Olimpiadën e Verës dhe Dimrit ka rënë, pasi kostoja e organizimit të ngjarjeve është rritur.

Qyteti zviceran i Sionit, Sapporo në Japoni dhe Graz në Austri u tërhoqën nga oferta për Lojërat 2026 më parë gjatë këtij viti.

Erzurumi në Turqi është eliminuar nga procesi nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar

Katër qytete evropiane – Oslo në Norvegji, Lviv në Ukrainë, Krakov në Poloni dhe Stokholm në Suedi, gjithashtu kanë tërhoqur ofertat për të organizuar Lojërat Olimpike Dimërore 2022.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar zgjodhi Pekinin si mikpritës të Lojrave Olimpike Dimërore 2022.

Pekini ka qenë mikpritës i Lojrave Olimpike Verore 2008 dhe bëhet kështu i vetmi qytet i botës që organizon lojra olimpike verore dhe dimërore.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do të përzgjedhë qytetin mikpritës të Olimpikeve Dimërore 2026 në  qershorin e ardhshëm.

scroll to top