fbpx

Shkarkohet kancelari austriak, Sebastian Kurz, humbet votëbesimin në parlament

kurz-2.jpg

Parlamenti i Austrisë ka votuar për të hequr Kancelarin Sebastian Kurz dhe qeverinë e tij nga detyra në një seancë të posaçme parlamentare.

Partia e Lirisë së ekstremit të djathtë (FPÖ), aleate e mëparshme e Kurz, mbështeti mocionet e paraqitura nga opozita Social Demokratët (SPÖ).

FPÖ ishte përfshirë në një skandal politik të shkaktuar nga një video sekrete, e cila i dha fund koalicionit.

Presidenti i Austrisë tani duhet të vendosë se kush do të jetë kancelari i ri i vendit.

Kancelari i ri do të kryesojë një qeveri tranzitore përpara zgjedhjeve të pritura në shtator.

Ky votim i paprecedent në historinë e Republikës së Austrisë u arrit kryesisht me votat e partisë socialdemokrate dhe të partisë nacionaliste FPO, shefi i të cilës u detyrua të japë dorëheqjen nga posti i tij si zëvendës kancelar pas këtij skandali./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303