fbpx

Kancelarja Merkel viziton Athinën

3332.jpg

Kancelarja Angela Merkel do të vizitojë Athinën ditën e sotme, gati 5 vite pas vizitës së saj të fundit. Ndryshe nga ndalesa e fundit në vitin 2014-të, kësaj radhe klima do të jetë më pozitive.

Merkel pritet t’i kërkojë autoriteteve greke të përshpejtojnë aprovimin e marrëveshjes së Prespës për emrin e Maqedonisë, dukë i bërë thirrje opozitës të pranojë kompromisin me Shkupin.

Kriza e borxheve i rëndoi marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Greqisë, por kryeministri Alexis Tsipras i zbatoi të gjitha masat e kursimit dhe bashkëpunoi në përballimin e krizës së refugjatëve në Europën Jugore.

Kjo është arsyeja pse udhëtimi i Angela Merkelit në Athinë shihet si një sinjal i mbështetjes së Berlinit për zbatimin e reformave ekonomike në Greqi.

Sipas mediave vendase, kancelarja pritet t’i sjellë edhe një paketë ndihme ekonomike Athinës zyrtare. Autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë ne kryeqytet duke mobilizuar më shumë se 2 mijë policë.

Merkel do të mbërrijë në Athinë rreth orëve të pasdites, ku do të takojë krerët e shtetit, si dhe biznesmenë dhe krerët e korporatave vendase./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303