Kanadaja do të pranojë më shumë se 1 milion emigrantë

canda.jpg

CNN ka publikuar një lajm mjaft interesant ku shkruan se Kanadaja ka planifikuar të pranojë më shumë se një milion emigrantë, duke i bërë banorë të përhershëm të vendit në Amerikën e Veriut.

Vetëm në 2017 në Kanada janë vendosur rreth 286 mijë emigrantë, ndërsa për 2019 pritet që shifra të arrijë në 350 mijë.

Ministri i Emigracionit të Kanadasë, Ahmed Hussen, që ka mbërritur në këtë vend si emigrant nga Somalia, tha se:

”Falë të ardhurve që ne kemi mirëpritur në vite përgjatë historisë sonë, Kanada është zhvilluar më e fortë dhe më e gjallë siç e gëzojmë sot”.

Kanadaja është e përkushtuar posaçërisht për të ofruar mbrojtje për refugjatët./real-news.tv/

 

scroll to top