fbpx

Kandidatët e PD, flet Genc Ruli: Mund ta publikojmë listën që sot, por…

Anëtari i Komisionit të vlerësimit të kandidatëve për deputetë në PD, Genc Ruli ka deklaruar pak më parë se lista përfundimtare me emrat që Komision ka përzgjedhur mund të publikohet që sot, por ky vendim i takon Kryesisë së PD-së.

I pyetur në “AbcNeës” nëse mes të skualifikuarve është Flamur Noka dhe Aldo Bumçi, ish-ministri Ruli u shpreh:

“Unë nuk përmend emra se ky është kodi i punës, ne dorëzuam listën, me 300 emra që përpmban parimin për çdo kandidaturë. Ne do u japim dyfishin, pra që nga dy kandidaturat tona, kryesia zgjedh një. Lista mund të publikohet që sot, por ky është një vendim që e merr Kryesia. Ne mund të kemi ripërtërirë rreth 30% të atij grupi parlamentar”.