Kandidati i opozitës shpall fitoren në Stamboll

Kandidati i Partisë Republikane, Ekrem Imamoglu, ka shpallur fitoren në garën për Stambollin. Këshilli Qendror Zgjedhor i Turqisë sapo i ka dhënë certifikatën e kryetarit të Komunës, ndërsa duket se partia e presidentit Rexhep Tajip Erdogan nuk do të dorëzohet.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim i ka kërkuar Këshillit zgjedhor përsëritje të zgjedhjeve për kryebashkiak në Stamboll, kryeqytetin financiar të vendit dhe qytetin e tij më të madh në vend.

Duke pretenduar për “parregullsi të organizuara”, partia e Erdoganit ka kundërshtuar për javë rezultatet e zgjedhjeve të 31 marsit, të cilat duket se kanë humbur me një diferencë të vogël./real-news.tv/