Kandidati për deputet i PD tregon historinë e tij: Me gruan u ribashkova pas 11 vitesh pasi u ndamë

800-0-6069bef5c0aac.jpg

Kandidati për deputet i PD-së Ivi Kaso ka treguar së fundmi për “E diela Shqiptare” historinë  e dashurisë me gruan e tij Sonilën. Ata u lidhën kur ishin në gjimnaz dhe për një vit patën një lidhje në distancë.

Por pas një viti qëndrim aty, ata u ndanë dhe nuk u panë për 11 vite me radhë, tregon Sonila ne “E Diela Shqiptare”. Fati deshi që ata të ritakoheshin në dasmën e mikut të tyre të ngushtë, ku u ridashuruan sërish.

“Është ajo që tha Sonila, nuk kishte një motiv të vërtetë ndarja, ndoshta ishte produkt më shumë ia vë fajin moshës që në atë kohë që ndoshta asnjëri nga të dy nuk ishim të përgatitur për lidhje serioze apo për lidhjen e jetës. Ende nuk e dinim se çfarë do të bëheshim në jetë dhe çfarë donim nga jeta”, tha Ivi Kaso.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303