fbpx

Kandidati për KQZ i habit të gjithë: Vij për rrogën

Në seancën e sotme të prezantimit të kandidatëve për trupën e re të KQZ-së, një prej tyre i habiti të gjithë me sinqeritetin.  Kamerion Salillari u shpreh se një nga arsyet është edhe paga e mirë.

”Unë jam Kamerion Salillari. Ajo që më shtyu të kandidoja është se besoj se u ndryshua ligji, pashë të nevojshme se besoj se kam arritur pjekurinë profesionale. Një shtysë tjetër është edhe pjesa e shpërblimit, besoj se kjo do të ndihmonte përmirësimin nga ana social ekonomike familjen time. Besoj se është shumë normale”, tha ai.

Damian Gjiknuri iu përgjigj direkt: Je i vetmi që e the këtë. Realisht. Është atraktive paketa ekonomike që ofrohet. Se të gjithë e kanë se duan të sakrifikojnë, jo më pëlqeve realisht.

Ndërsa Myslim Murrizi: E vlerësoj shumë sinqeritetin dhe pragmatizmin sepse në fakt edhe KAS-i edhe Rregullatori, me të dy, gjithsesi të dyja janë funksione që punohet, këta të tjerët mendojnë se i shërbejnë me devotshmëri atdheut. Janë institucionet që punohet me part time, KAS-i do të jetë një muaj punë njëherë në dy vite.