“Kanë bërë namin me tenderat”, Murrizi: Do të bëj kallëzime të tjera, Panariti harxhoi 6.3 mln euro për kanalin e Tërbufit. Ende sot nuk punon

0F5B0A7B-E387-45E1-80B8-0692E6FB8CD4.jpeg

Kreu i grupit parlamentar demokrat Myslim Murrizi pas tenderit për uniformat e Policisë së Shtetit ka paralajmëruar një tjetër kallëzim në SPAK.

Në një intervistë për “Frontline”, ai tha se do të kallzojë në SPAK edhe zyrtarë që kanë dhënë tendera në mënyrë të paligjshme duke përmendur një tender të ish-ministrit Edmond Panariti.

Tenderat lënë gjurmë dhe këta nuk shpëtojnë dot.Edmond Panariti ka bërë një tender 6.3 milionë euro për sistemin e vaditjes në kanalin e Tërbufit por nuk është vënë asnjëherë në punë pasi nuk ka ujë. Kjo qeveria e Ramës i ka dhënë një tender mbi 1 milionë euro kandidatit të Bashës. Janë bashkë. Çfarë është kjo dashuri e madhe. Kur është PD në pushtet marrin tendera këta të PS. Kur janë në pushtet këta të PS marrin tendera këta të PD-së,”-tha ai në fjalën e tij.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303