Kanioni i Holtës do të shpëtojë

Kanioni-i-Holtes-768x432-1.jpg

Pak ditë më parë u ngrit alarmi nga mediat se Kanioni i Holtës në Gramsh, që ka tërhequr një fluks të madh turistësh, kryesisht përgjatë sezonit verës rrezikonte rrënimin.

Në zonën e cila është shpallur edhe monument kulture u dha leje që të ndërtohet një hidrocentral. Dhe punimet për këtë nisën.

Me 27 prill te vitit 2018 kryeministri Rama firmosi miratimin e lejes për ndërtimin e HEC-it të Strorit në përroin e Holtës dhe Seltës ne Gramsh.

Por pas reagimit të ashpër duket se Qeveria do të bëjë një hap prapa në këtë drejtim.

Ditën e sotme kryetari i degës së PS në Gramsh Klodian Taçe ka thënë se projekti për HEC-in në Kanionin e Holtës në Gramsh do të anulohet. Përmes një postimi në Facebook, Klodian Taçe shprehet se për anulimin e projektit ka marrë garanci nga deputeti i qarkut të Elbasanit njëkohësisht kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Edhe vetë Balla sapo u publikua lajmi tha se projekti për ndërtimin e HEC-it në kanionin e Holtës do të anulohet. /Real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303