Kanosi 27-vjeçarin dhe qëlloi me armë duke shkaktuar panik, kapet 47-vjeçari

ka.jpg

Një 47-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Beratit pasi është konfliktuar për motive të dobëta me një 27-vjeçar.

Berat

Kanosi me armë zjarri një shtetas, vihet në pranga 47-vjeçari.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasit V. Ç., 47 vjeç, banues në Samaticë, Dimal.

Arrestimi i tij u bë pasi, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin J. C., 27 vjeç, banues në Samaticë, Dimal, e ka kanosur atë duke gjuajtur me armë zjarri në ajër.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi R. C., 33 vjeç (vëllai i J. C.), pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Moskallëzim krimi”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303