Policia e Durrësit ka arrestuar një 57-vjeçare pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri fqinjen e saj në Hamallaj të Durrësit.
Njoftimi i Policisë:
Shtetasja me inicialet N.P., ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasen A. K., 29 vjeçe, banuese në Tiranë.
Ndërkohë, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak. Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një shtëpi të braktisur, disa metra larg banesës së shtetases N. P., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe 27 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.