Kanuni i Labërisë, Papa Zhuli dhe patrioti Idriz Sulli

Kanuni i Labërisë, tek i cili u sanksionuan rregullat shoqërore dhe juridike në gjithë zonën e Labërisë, deri në trevat e Çamërisë, mban autorësinë e një prijësi të dikurshëm të fshatit Zhulat, të quajtur Papa Zhuli. Ai mendohet se i ka fillesat në shekullin e Xl.

Rreth mesit të shekullit të 18-të zakonet e kodifikuara në Kanunin e Papa Zhulit, u rikonceptuan nga patrioti Idriz Sulli i cili është edhe organizatori i dy kuvende të Labërisë.

Në nder të tij në fshatin Zhulat është ngritur një shtatore, vepër e skulptorit Murat Kerraj.

Lër një koment