Kanye largohet bashkë me 500 palët e atleteve nga shtëpia

kanye-me-atletet-e-tij.jpg

Një burim për “People” ka thënë se dyshja Kim-Kanye nuk flasin më me njëri-tjetrin, si dhe kanë nisur që të jetojnë jetën e tyre në rrugë të ndara.

Nga ana tjetër, një artikulli në “Page Six” shkruan se reperi i famshëm ka marrë ndër të tjera edhe 500 palët e atleteve që mbante më herët në shtëpinë ku jetonin të gjithë bashkë.

“Nuk kanë aspak kontakt. Jetojnë tanimë në vende të ndryshme”, u shpreh burimi, duke zbuluar kështu se teksa Kim pushonte së fundmi në ishull, 43-vjeçari ishte tepër i zënë me paketimin e gjërave të tij.

Gjithashtu në shkrim thuhet se jo të gjitha sendet personale të Kanye-s janë hequr nga shtëpia, por koleksioni i atleteve ishte tepër i veçantë për të, ndaj dëshironte ta merrte menjëherë me vete.

Kujtojmë se reperi me famë botërore u martuan në vitin 2014 në Itali dhe janë prindër të vajzave North 7, Chicago 3 si dhe djemve Saint 5 dhe Psalm 1.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303