TË FUNDIT

 ‘Kaos me Monumentet’, Neritan Ceka jep alarmin

Situata në qytetin muze të Gjirokastrës është në kaos. Alarmi është ngritur nga arkeologu i njohur Neritan Ceka.

Ai nuk i ka kursyer kritikat ndaj Ministrisë së Kulturës për mënyrën e punës për Monumentet dhe veçanërisht situatës në qytetin Muze të Gjirokastrës.

‘Arkeologu nuk ishte dhe kjo tregon kaosin në të cilën punon Ministria e Kulturës dhe menaxhon për arsyen e thjeshtë që do të kontrollojë ato pak para që shkojnë te Monumentet e Kulturës dhe t’ja japë këto privatëve. Mbulimi i çative të pazarit, ndërrimi i kalldrëmit janë makjazhi i një qyteti që po vdes. Gjirokastra nuk mund të vazhdojë me përrenj, me bahçe, me rrugica, por i duhet çuar makina çdo Monumenti në mënyrë që ai të rivitalizohet siç ndodh në të gjithë vendet e qytetëruara. Nëse nuk e fillojmë sot, unë ju siguroj që pas 10 vjetësh nuk do të kemi më qytet Muze të Gjirokastrës’, ka thënë Neritan Ceka, në një intervistë për “Oranews”. /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat