Kapen 1.3 ton kokainë në Greqi, mediat: Janë arrestuar disa shqiptarë…

Autoritetet greke kanë sekuestruar në një operacion të koordinuar me DEA-n amerikane 1.3 ton kokainë në Agreinjo, pranë Patras. Deri tani raportohet se janë pesë të arrestuar, ndërsa informacionet e para janë të pakta.

Mediat greke raportojnë se droga ishte fshehur në një kompleks dhomash plazhi në fshatin Astakos pranë qytetit të Agrinjos, ndërsa theksojnë se disa nga të arrestuarit janë origjinë shqiptare. Ende nuk dihet nga kishte ardhur kokaina dhe cili ishte destinacioni final.

Aksioni vijon në disa qytete në Greqi për të arrestuar trafikantë të tjerë të përfshirë. Në shtator të vitit të kaluar u zbulua në portin e Pireut një tjetër sasie e madhe kokaine që ishte nisur nga Ekuadori me destinacion Durrësin.