Kapen 13 emigrantë për shpërndarje droge, mes tyre edhe shqiptarë

policia-2.jpg

eroina carabinieri

13 emigrantë janë arrestuar nga policia e Venecias për shkak se merreshin me shpërndarjen e drogës në zona publike.

Mësohet se pjesë e grupit ishin 11 tunizianë dhe 2 shqiptarë, të cilët kryenin aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike në rrugë dhe shkolla.

Tunizianët bënin shpërndarjen, ndërsa shqiptarët importonin lëndët narkotike.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimin e tyre në vitin 2017, të cilën e kanë finalizuar në janar të 2019-ës.

Gjithsesi, policia ende po heton për të tjetër të përfshirë në këtë bandë të shpërndarjes së drogës./real-news.tv

scroll to top