Kapen 19 kg kokainë në Itali, pranga dy shqiptarëve

Dy shqiptarë kanë rënë në pranga nga autoritetet italiane pasi u kapën me 19 kg kokainë në automjetin me të cilën po udhëtonin.

Bëhet me dije se dy të rinjtë u ndaluan nga policia, ku më pas iu nënshtruan një kontrolli të imtësishëm.

Sasia e kokainës e gjetur në makinë arrin vlerën e 2 milionë eurove.

Të arrestuarit janë një djalë 33 vjeç si dhe një vajzë 22 vjeç./real-news.tv