fbpx

Kapen 22 mijë paund në Rinas, zbulohet ku i kishte fshehur paratë shqiptari

Plot 22 mijë paund i janë sekuestruar një personi nga policia, i cili po tentonte t’i fuste nga Londra në Shqipëri.

Shqiptari i kishte fshehur këto para të padeklaruar në valixhe, por edhe në trup.

Ndaj poseduesit me inicialet D.T.kanë nisur hetimet për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë”.

Njoftimi i policisë
Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 22.000 Paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.

Sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit të pasagjerëve të linjës ajrore Ëizz Air me intenerar Luton – Rinas, kostatuan se shtetasi me inicialet D.T. në valixhe dhe trup kishte të padeklaruara një sasi prej 22.000 paund, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i K.Penal.

Sezoni turistik rrit dhe numrin e hyrje-daljeve në vendin tonë. Kjo bën që dhe strukturat tona të rrisin edhe më tepër kontrollet, sidomos në aeroportin e Rinasit.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve që strukturat doganore, në të njëjtën linjë udhëtimi kapin sasi valute cash të padeklaruar.