Kapen 252 orë dore të falsifikuara me destinacion Shqipërinë

Gjatë ditës së sotme, autoritetet në Aeroportin e Frankfurtit në Gjermani kanë arritur të kapin rreth 252 orë dorë false.

Bëhet me dije se destinacioni përfundimtar ishte pikërisht Shqipëria.

Gjithashtu, thuhet se bashkë me orët u gjetën edhe çantat e kartonit, ku në to ishte shkruar emri i markës prestigjioze ‘Michael Kors’.

Mediat gjermane tregojnë se vlera e orëve origjinale të kësaj marke arrin në 60,500 euro./real-news.tv