Kapen 26 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar

Ditën e sotme është kapur një sasi droge prej 26 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

Bëhet me dije se droga u sekuestrua në Kallpaq, në aksin Kakavijë-Janinë.

Marijuana ishte fshehur brenda një automjeti, që drejtohet nga një grek 56-vjeçar.

Shoferi u arrestua menjëherë si dhe marijuana e ndarë në 3 pako u sekuestrua nga autoritetet greke.

Më tej, mësohet se gjithashtu u sekuestruan edhe 2 celularë, 250 euro dhe një pajisje GPS./real-news.tv