fbpx

Kapen 3 persona me kokainë në Greqi, mes tyre një shqiptar

2600963-1.jpg

Tre persona kanë rënë në pranga nga policia në Paleo Faliro të Athinës, pasi janë kapur me një sasi të caktuar droge dhe para të thata.

Mësohet se të arrestuarit janë një shqiptar 28-vjeç, një bullgar 49 vjeç dhe një grek 53 vjeç.

Atyre iu gjet kokainë në makinën që ata po udhëtonin, ndërkohë autoritetet nisën menjëherë hetimet.

Nga zbulimet e policisë mësohet se 3 personat kishin një banesë, që e përdornin për veprimtarinë e tyre.

Brenda në banesë u gjetën dhe u sekuestruan gati 22 mijë euro, 598 gram kokainë dhe 3 makina private./real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303