Kapen 300 kg kanabis, 7 në pranga

1548769151_DROG.jpg

Ditën e sotme, 300 kg kanabis është konfiskuar nga policia në fshatin Dritë të Gjirokastrës

Mësohet se droga do transportohej drejt Greqisë, por policia ka zbuluar planin e 7 personave që merren me trafikun e lëndëve narkotike.

Kanabisi ishte paketuar dhe autorët e kishin lënë brenda një kasolleje në fshatin Dritë.

Policia ka arritur të kapë 7 persona nga fshati Picar, të cilët do bënin transportimin e drogës drejt shtetit fqinj./real-news.tv

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303