Kapen 36 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar

36 kg marijuanë janë kapur ditën e sotme nga policia në kufirin greko-shqiptar.

Bëhet me dije se sekuestrimi ka ndodhur pikërisht në Sajadhe të Igumenicës.

Policia ka arritur të sekuestrojë plot 28 pako me 35 kg 950 gram marijuanë, si dhe është arrestuar drejtuesi i automjetit.

Më tej, një tjetër automjet është ndaluar nga policia gjatë kontrollit, pasi gjetën 3 aparate celularë.

Në pranga ranë dy persona, një mashkull dhe një femër./real-news.tv