Kapen 4 shqiptarët e “sinqertë” në mes rrugëve të Irlandës

emigrante-shqiptare.jpg

Katër shqiptarë të cilët kishin shkuar në mënyrë të paligjshme në Irlandë u arrestuan nga policia atje, teksa ndodheshin në mes të një rruge në rajonin e Midlands.

E përditshmja irlandeze “Independent” nuk jep emrat e shqiptarëve të ndaluar por thotë se ata ishin të moshës 20 vjeç.

Shqiptarë u shoqëruan pranë Ballacolla, Co.Laois, nën akuzat e emigracionit të paligjshëm. Sipas mediave vendase, shqiptarë tkanë aplikuar për azil, për të qëndruar në Irlandë.

Autoritetet atje besojnë se të rinjtë u fshehën në pjesën e pasme të një kamioni nga Spanja drejt Irlandës. Trageti në të cilin ndodhej mjeti u ankorua në Ringaskiddy, Cork, përpara se kamioni të nisej për në Laois.

Policia lokale i zbuloi 4 të rinjtë rreth orës 22:30 të së hënës dhe pasi i morën të dhënat, ata u arrestuan për emigracion të jashtëligjshëm.

“Ata ishin të sinqertë me oficerët e policisë për mënyrën sesi kishin shkuar në Irlandë, duke u shpjeguar gjithçka. Tani ata po aplikojnë për azil“, tha një burim për të përditshmen irlandeze “Independent”

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303