fbpx

Kapen duke transportuar 9 të huaj, arrestohet 25-vjeçari, një tjetër procedohet penalisht

dcfc6cb4b31ccd2f6f39c9a93dca00d7_L.jpg

Policia kufitare ka vënë në pranga një person dhe ka proceduar penalisht një tjetër, pasi janë kapur mat duke transportuar  disa shtetas të huaj.

Bëhet me dije i arrestuari është A.V, 25 vjeç, banues në Gjirokastër.

Njoftimi i policisë:

Kapen duke transportuar 9 shtetas të huaj, arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme, në drejtim të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për të kaluar ilegalisht kufirin kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

A.V, 25 vjeç, banues në Gjirokastër, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit V.M, 52 vjeç, banues në Pogradec.

Nga informacione të siguruara në rrugë policore, si dhe gjatë kontrolleve të ushtruar në fshatin Buqezë dhe në lagjen nr.3 Pogradec, në mjetin me drejtues shtetasin A.V, u konstatuan 7 shtetas të huaj dhe në mjetin taksi tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit V.M, u konstatuan 2 shtetas të huaj.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303