I pakategorizuar

Kapen dy shqiptarët hajdutë në Itali, bënin si të fortë në sy të policëve

Dy shqiptarë janë arrestuar pasi kanë tentuar të vjedhin në dy apartamente në lagjen Via della Mendola.

Dy të prangosurit, mosha e të cilëve është 34 dhe 28 vjeç, u përpoqën të arratiseshin, duke u larguar drejt fshatit aty pranë.

Arratisja e tyre zgjati pak, pasi u bllokuan nga disa policë të Nova Levante, të veshur civilë.

Ndërsa po largoheshin, ata ishin parë nga disa qytetarë teksa tallnin policinë, duke qeshur dhe duke bërtitur në gjuhën italiane, sikurse nuk do të binin kurrë në dorën e policisë.

“Nuk na kapni dot, nuk na kapni dot”, ishin fjalët e tyre teksa ia mbathnin.