Kapen dy të rejat nga Kosova, tentuan të kalonin kufirin me dokumente false

arre.jpg

Policia ka ndaluar dy të rejat, në Portin e Durrësit pasi po tentonin të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara që mbanin shtetësinë sllovene.

A.R., 26 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë dhe K. R., 23 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë janë ndaluar nga autoritetet portuale ndërsa rëndojnnë akuzat për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Informacion paraprak:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve:

-A. R., 26 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë;

-K. R., 23 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë;

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 11.12.2019, në P.K.K Port, Durrës, kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente sllovene, të dyshuara si të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

scroll to top