fbpx

Kapen mbi 40 mijë rrënjë kanabisi në Greqi, pranga 15 personave

Capture-27.png

Policia greke ka finalizuar një mega operacion për goditjen e plantacioneve të mëdha të kanabisit. Siç raportojnë mediat greke, bëhet fjalë për një sasi prej 40 mijë fidanësh që janë të kultivuara në një sipërfaqe toke prej më shumë se 50 hektarë.

Mësohet se deri më tani, policia ka mundur të shkulë një sasi prej 28 mijë rrënjësh kanabis, ndërsa pjesa tjetër pritet të asgjësohet në orët në vijim. Nga ky aksion të pakën 15 persona kanë rënë në pranga, përfshi edhe punëtorët që punonin në plantacionet e të mbjellave.

Në zonë u gjeten kushte për mirëmbajtjen e bimëve narkotike ndërsa kishin ngritur edhe stane për të qëndruar. Mësohet se nga të arrestuarit shumica janë të huaj, por ende nuk raportohet kombësia e tyre dhe nëse ka shqiptarë të arrestuar.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303