29.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Kapen me 400 mijë euro heroinë, në pranga dy shqiptarë

spot_img

Dy shqiptarë kanë rënë në pranga ditën e djeshme në shtetit fqinj, atë italian. Mësohet se dy të rinjtë e moshave 25 dhe 33 vjeç janë ndaluar nga policia italiane në zonën e Firences pasi iu gjetën lëndë narkotike.

Bëhet me dije se dy shqiptarët mbanin me vete 8 kg heroinë, që arrinte vlerën e 400 mijë euro. Dy të arrestuarit kanë qenë në makinë, por autoritetet kanë vënë re sjelljet e çuditshme dhe mjaft dyshuese të 25-vjeçarit. Menjëherë ata kanë kontrolluar makinën, ku edhe gjetën heroinën e fshehur në një pjesë të automjetit.

Më tej, policia ka kontrolluar edhe banesën e 33-vjeçarit, ku kanë gjetur një laborator droge./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat