fbpx

Kapen me drogë në Kapshticë, arrestohen 4 persona

kamioni-droge.jpg

Katër persona kanë rënë në pranga nga policia e Korçës.

Mësohet se 4 të arrestuarit ishin të përfshirë në veprimtarinë e shitjes dhe transportit të drogës.

Policia ka arritur të gjejë një sasi drogë brenda dy kamionëve, ku shoferët dhe bashkëpunëtorët e tyre u arrestuan.

Gjatë kontrollit të imtësishëm si edhe skanimit të mjeteve, u gjet dhe sekuestrua një sasi 1074,2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Arrestimi i 4 personave u bë në Kapshticë, ku përveç drogës, policia e Korçës arriti të sekuestrojë edhe disa mjete, sasi monetare dhe telefona.

Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303