30.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Kapen me drogë, në pranga 1 shqiptar dhe 2 italianë

spot_img

Autoritetet italiane kanë arritur të sekuestrojnë një sasi prej 1250 kilogram kanabis sativa në Campagna, Napoli.

Operacioni është zhvilluar mëngjesin e sotëm, ku sasia e drogës u gjet në një magazinë që ishte mbushur me agrume.

Policia ka kontrolluar dhe ka gjetur kanabis brenda magazinës të mbushur me limonë dhe portokallë.

Mësohet se në pranga kanë rënë 3 persona, 1 shqiptar dhe dy italianë.

Autoritetet ende po hetojnë ngjarjen për të kuptuar se nga ka ardhur droga dhe kush është grupi kriminal që e ka fshehur atë brenda magazinës me agrume./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat