Policia e Himarës ka arrestuar dy persona për prodhim dhe shitje droge.
Mësohet se në pranga janë vënë 19-vjeçari me iniciale E.A, banues në Lapardha dhe 21-vjeçari me iniciale R.V., banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit në banesën e 19-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan 220 gram drogë të dyshuar kanabis sattiva, ndërsa i riu tjetër u kap me 82 kokrra stimuluese ekstazi në një çantë dore.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.