fbpx

Kapet 31-vjeçari në Memaliaj, e rëndë çfarë ishte duke bërë në momentin e arrestimit

kapet.jpg

Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Memaliajt pasi iu gjetën doza kanabisi, municion luftarak dhe sende të tjera të kundërligjshme dhe sipas raportimit të Policisë 31-vjeçari kryente aktivitetin e tij duke i shpërndarë në doza të vogla.

“Janë sekuestruar nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat” doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe sende të tjera të paligjshme duke vënë në pranga edhe personin që i zotëronte.

Shtetasit me iniciale L.Sh., 31 vjeç, banues në Memaliaj, iu gjetën doza kanabisi, municion luftarak dhe sende të tjera të kundërligjshme dhe sipas raportimit të Policisë 31-vjeçari kryente aktivitetin e tij duke i shpërndarë në doza të vogla.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën që ai kishte marrë me qira.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303