fbpx

Kapet 36-vjeçari në Tiranë, ç’tentoi të bënte te “Myslym Shyri”?

Policia ka vënë në pranga një 36 vjeçar pasi tentoi që të vidhte një dyqan në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.

Sipas njoftimit 36 vjeçari me iniciale E. H., është futur në dyqan duke kërcënuar me një pistoletë çakmak M.K., të cilit i ka kërkuar një shumë parash.

Po ashtu në pranga ka rënë edhe një i mitur me iniciale M. K., pasi në rrugën “Besëlidhja”, në dyqanin e celularëve të A. P., ka vjedhur 15 telefona celular të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.