fbpx

Kapet kavajasi me mbi 20 mijë euro false!

euro-1.jpg

Një 37-vjeçar u arrestua nga policia e Tiranës, në kuadër të një operacioni të koduar  “500” nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë.

G. Xh., 37 vjeç, banues në Kavajë u ndalua në rrugën “Sadik Petrela” teksa udhëtonte me një automjet.

Gjatë kontrollit iu gjetën 20.500 euro të falsifikuara të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me automjetin dhe dy aparate celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë për veprat penale “Falsifikim i monedhave” dhe “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *