Kapet me 3 milionë euro kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

Një shqiptar ka rënë në pranga nga autoritetet italiane, pasi është kapur me 3 milionë euro kokainë.

Raportohet se është arrestuar Emiliano Keci, 39 vjeç.

Autoritetet kanë bërë një kontroll të imtësishëm në banesën e tij, ku kanë arritur të sekuestrojnë 18 kg kokainë, 8 kg hashash, 4 kg marijuanë dhe 10 gramë heroinë

Përveç drogës, policia ka gjetur dhe sekuestruar tre armë./real-news.tv