Kapet me 31 kilogram kanabis në Itali, arrestohet 31-vjeçari shqiptar, si ra i riu në gjurmët e policisë

lanabis.jpg

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme nga policia italiane, pasi këto të fundit e kanë kapur me me 31 kilogramë drogë, brenda banesës së tij. Arrestimi i tij është bërë në kuadër të një operacioni, ku policia kishte rënë në gjurmët e shqiptarit pasi ky i fundit i kyente lëvizje të dyshimta në qytetin e Venecias. Sipas medive vendase, nëse kanabisi nëse do të ishte shitur do të kishte vlerën e 150 mijë eurove.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka sekuestruar 48 çanta të mbyllura të mbushura me kanabis të cilat ishin fshehur brenda në papafingo. Po ashtu karabinerët kanë sekuestruar edhe një aparat celular dhe një peshore elektronike.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të kuptuar rrugën se nga ku vinte droga.

I riu ndodhet prapa hekurave dhe akuzohet për “Trafikim i lëndëve narkotike”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303